Murali i Manastirit të Deçanit, pjesë e konspiracioneve për ekzistencën e UFO-ve

Murali i Manastirit të Deçanit, pjesë e konspiracioneve për ekzistencën e UFO-ve

07 July 2019 13:49

Teoricienë të konspiracioneve janë të bindur se piktura të famshme antike ofrojnë dëshmi që jashtëtokësorët kanë ekzistuar dhe kanë vizituar stërgjyshërit tanë.

Në mesin e pikturave që konspiracionistët i bazojnë teoritë e tyre është edhe një mural i gjendur në Manastirin e Deçanit, ku paraqiten objekte “të çuditshme me pilotë” në qiell në të dy anët e Jezu Krishtit.

Në vijim ju paraqesim veprat e artit që shpesh konsiderohen si dëshmi që forma inteligjente të jetesës dhe pjata fluturuese janë parë në Tokë para kohërave moderne, transmeton Koha.net shkrimin e “The Sun”.

Kryqëzimi i Krishtit 1350

Image

Foto: Steffen Schülein

Ky mural nga viti 1350 nga një artist i panjohur mund të gjendet në Manastirin e Deçanit.

Dy objekte me pamje të çuditshme me ‘pilotë’ mund të shihen në qiell në të dy anët e Jezu Krishtit.

Ka shumë sqarime se çfarë paraqesin këto objekte, por disa njerëz dëshirojnë të besojnë se janë anije hapësinore.

Piktura e Leonardo da Vincit, Pagëzimi i Shën Gjonit, 1513-16

Image

Foto: Paranormal Crucible

Shumë njerëz mendojnë se gjeniu antik, Leonardo da Vinci, po fshihte porosi sekrete në pikturat e tij.

Disa njerëz mendojnë se ai po fshihte figura jashtëtokësorësh në disa prej veprave të tija më të famshme të artit që mund të shihen nëse i vendosni ato në formën “pasqyrë”.

Një version i “pasqyruar2 dhe më i zbardhur i pikturës së tij Pagëzimi i Shën Gjonit shfaq një fytyrë jashtëtokësori.

Mona Lisa e Leonardo da Vincit, 1503-17

Image

Foto: Paranormal Crucible

Mona Lisa është një prej pikturave më të famshme në botë dhe ka shumë teori konspiracioni që e shoqërojnë atë.

Image

Foto: Paranormal Crucible

Nëse aplikoni teknikën e njëjtë sikurse u përmend në pikturën e mësipërme, atëherë disa njerëz thonë se mund të shihni një figurë jashtëtokësore mbi krahun e Mona Lisës.

Kjo teori bizare është prezantuar nga kanali i YouTubeit, “Paranormal Crucible”, ku thuhet se nëse ngjyrat e pikturës manipulohen për ta bërë atë më të pastër, shfaqen figurat e frikshme, transmeton Koha.net.

Shën Wolfgang dhe Djalli, 1475

Image

Foto: Getty Images

Kjo vepër e piktorit të famshëm gjerman të renesancës, Michael Pacher, në shekullin e 15-të, është e bazuar rreth një legjende që thotë se Shën Wolfgangu, Peshkop i Regensburgut në Bavari gjatë shekullit të 10-të, e mashtroi djallin që të ndërtonte një kishë.

“Detektivët” e internetit besojnë se figura e gjelbër me formë të çuditshme, që supozohet se paraqet djallin, është në të vërtetë një jashtëtokësor.

Pagëzimi i Krishtit, 1710

Image

Foto: Muzeu Fitzwilliam 

Një objekt në formë disku duket se lëshon rreze drite mbi Pagëzuesin Gjon dhe Krishtin në këtë pikturë.

Skena misterioze është pikturuar nga artisti flamand, Aert De Gelder.

Shumë thonë se kjo është një prej shembujve më bindës të theksimit të UFO-ve në artin antik.

Freska në Katedralen Svetishoveil, 1600-at

Image

Foto: Steffen Schulein

Një freskë e shekullit të 17-të e kryqëzimit të Krishtit, që mund të gjendet në Katedralen Svetishoveli në Mtskheta, Gjeorgji, shfaq dy objekte në formë pjate në të dy krahët e Krishtit.

Historianët e artit kanë thënë se ato paraqesin engjëjt teksa shikojnë ngjarja, apo hënën dhe diellin.

Mirëpo, gjatë periudhës së artit bizantin, engjëjt zakonisht janë paraqitur me krahë e me aureola.

Njoftimi me Shën Emidiun, 1486

Image

Foto: Getty Images

Kjo është një vepër arti e një altari të punuar nga artisti italian, Carlo Crivelli, e krijuar për të festuar lajmërimin nga engjëlli Gabriel për Mërinë e Virgjër e cila më pas do të bëhet nëna e Krishtit.

Disa teoricienë thonë se aureola e Shpirtit të Shenjtë, e paraqitur në pjesën e sipërme majtas që lëshon një rreze drite, është në të vërtetë një UFO.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme