Meta kërkon shpjegim ‘shkencor’ për shtimin e votave, qytetari “gjen” përgjigjen Foto: Ilustrim

Meta kërkon shpjegim ‘shkencor’ për shtimin e votave, qytetari “gjen” përgjigjen

07 July 2019 12:28

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 30 qershorit nëpërmjet një postimi në Facebook.

Kreu i shtetit shqiptar kërkon në mënyrë ironikë që ‘t’i gjendet një shpjegim shkencor shumimit të votave mbi numrin e pjesëmarrësve të votimeve të 30 qershorit’.

Gjithashtu Presidenti, nuk ka përtuar që të postojë edhe përgjigjen e një prej komentuesve, i cili thotë se “votat kanë bërë seks me njëra-tjetrën” e për pasojë janë shtuar.

“Të dashur miq! Duke ju uruar një të diele sa më relaksuese e çlodhëse ju ftoj të gjithëve të gjeni një shpjegim shkencor të shumimit të votave mbi numrin e pjesëmarrësve të votimeve të 30 qershorit”, shkruan Meta.

Image

Komentet

Shto koment

Të ngjashme