Po shikonte yjet në plazh, kur një gur i madh ra dhe e zuri poshtë

Po shikonte yjet në plazh, kur një gur i madh ra dhe e zuri poshtë

06 July 2019 21:47

Një 24-vjeçare humbi tragjikisht jetën në një prej plazheve më të famshme të Majorkës, pasi u zu poshtë nga një gur i madh.

Sandra Amoros dhe Adelardo Contador ishin ulur në një gur në Cala Vinyes, në Lindje të Spanjës, duke parë yjet. Ata punonin si kamarierë në një lokal aty pranë dhe sapo kishin mbaruar turnin.

Papritur guri ku po qëndronin u shkëput duke i zënë dy të rinjtë poshtë.

Contador, i cili i mbijetoi ngjarjes, tregoi për mediat vendase se gjithçka ndodhi shumë shpejt. “Ishim ulur në gur dhe pa e vënë re, ai na kishte zënë poshtë”, tha ai.

Guri, sipas asaj që shkruan e përditshmja Mirror, peshonte rreth gjysmë toni. Amoros gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa Contador mbeti i ngecur pranë saj.

Ndonëse në dhimbje të tmerrshme, 25-vjeçari arriti të merrte në telefon emergjencën, që i erdhën në ndihmë duke i shpëtuar jetën./tvklan.al

Komentet

Shto koment

Të ngjashme