Shefat ua heqin punonjësve celularët nga zyra, për të rritur efikasitetin në punë Foto: Ilustrim

Shefat ua heqin punonjësve celularët nga zyra, për të rritur efikasitetin në punë

05 July 2019 14:57

Përdorimi i celularit në punë së shpejti mund të ndalohet nga punëdhënësit, pasi shefat e sektorëve përkatës përpiqen të rrisin produktivitetin.

Ky vendim është paralajmëruar nga sindikatat për të ndaluar punonjësit që humbin kohë duke kontrolluar mediet sociale, pasi disa menaxherë nuk i besojnë stafit të tyre në vetëkontrollin e punës. Lidhur me këtë sindikatat kanë paralajmëruar se kjo politikë e re është një “front i ri për fërkime” mes punëtorëve dhe shefave.

Duket se ky vendim është vënë në zbatim menjëherë pasi në disa institucione në Britani ka filluar të aplikohet, duke bërë që punonjësit të dorëzojnë celularin e tyre tek përgjegjësi. Anita Prazmowska, profesore e historisë ndërkombëtare në Shkollën e Ekonomisë në Londër nuk e ka pritur aspak mirë këtë vendim të sindikatave, duke iu drejtuar atyre një letër kritikuese.

Mike Clancy, sekretari i përgjithshëm i Prospect, tha se teknologjia në të vërtetë mund të përmirësojë shërbimin ndaj klientit, jo ta pengojë atë. Sipas tyre nëse teknologjia përdoret në mënyrën e duhur ka fuqinë për të përmirësuar shërbimet dhe produktivitetin, por kjo nuk do të thotë që t’i lejojmë punëdhënësit të kenë kontroll të plotë mbi punonjësit se si ata përdorin celularin.

Ky paralajmërim ka ardhur pasi shefi i firmës së marketingut në West Yorkshire, Gerard O’Shaughnessy, ka publikuar se nuk merr në punë asnjë person që është i varur nga celulari. Ai tha se është i ngopur me punëtorët ‘flokë dëbore’ të cilët janë të fiksuar me telefonat e tyre, duke përdorur mediet sociale./tch.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme