Kuriozitet

Ka kaq shumë flokë saqë iu dalluan edhe në ultrazë

Natasha Gent 28 vjeçare, është nëna e një vajze 4 muajshe e quajtur Holly e cila është zeshkane dhe ka flokë më shumë se zakonisht që kanë foshnjet.

Mjekët janë habitur kur ajo erdhi në jetë, por ishte interesant edhe fakti se flokët iu dalluan edhe në ultrazë, transmeton Koha.net.

Edhe pse ka vetëm 4 muaj, flokët e saj janë të shpeshtë, të zi dhe të gjata.

“I duhet kohë edhe kur i bëj dush. Njerëzit habiten kur e shohin, ajo me të vërtetë duket si një kukull e vogël”, ka thënë nëna e saj Natasha.

Ajo gjithashtu ka treguar se gjatë kësaj jave ka planifikuar ta dërgoj diku për t’ia prerë flokët vogëlushes.

{gallery}