Kuriozitet

8 maji ndër vite

8 maji është dita e 128-të e vitit në kalendarin Gregorian. Këtë vit kjo ditë shënon në ditën e hënë.

Më poshtë mund të lexoni disa ngjarje të cilat bënë histori në po këtë ditë nëpër vite të ndryshme, transmeton Koha.net.

413- Perandori Honorius nënshkruan një dekret që parashikonte lehtësim taksash për provincat italiane.

1842- Digjet një tren në Paris ku mbetën të vdekur 200 njerëz.

1886 – Në barnatoren e John S. Pemberton në Atlanta (Georgia, ShBA) shitet për herë të parë një medikament i ri kundër lodhjes, dhimbjes së kokës dhe depresioneve, i cili më vonë u bë i njohur si pije: Coca-Cola

1912- U themelua Paramount Pictures.

1914 – Kongresi i SHBA-së shpalli të dielën e dytë të muajit maj si Ditën e Nënës

1919- Edward George Honey propozoi idenë për të mbajtur 1 minutë heshtje për të përkujtuar 11 nëntorin e vitit 1918 që i dha fund Luftës së Dytë Botërore.

1945- Fundi i kryengritjes në Pragë, tani festohet si festë kombëtare në Republikën Çeke.

1978- Ngjitja e parë në malin Everest pa oksigjen shtesë nga Reinhold Messner dhe Peter Habeler.

1980- Organizata Botërore e Shëndetësisë ka konfirmuar zhdukjen e lisë.

2010- Republika e Djiboutit ka marrë vendim për njohjen e pavarësisë së Kosovës.