Kuriozitet

Zbulohet pajisja që ju ndihmon të notoni më shpejtë

Kjo pajisje ju ndihmon të notoni po aq shpejt sa Michael Felps. Ajo quhet “x2 Sport” dhe është prodhuar nga Supermarinovation.

Dy motorët e vegjël ju tërheqin në ujë, me një shpejtësi prej 6 milje në orë, barabar me shpejtësinë e arritur nga kampioni amerikan.

Ju mund të kontrolloni shpejtësinë me një valvul që e kapni me dorë. Ajo ndodhet në dorën e djathtë dhe është njësoj si shpejtësia e një motori rruge.

Mjafton të zgjasni krahët përpara, në drejtimin që dëshironi. Bateritë me litium ndodhen të vendosura në një xhep të mekanizmit, që qëndron në shpinën tuaj, transmeton tch. Ato i japin fuqi pajisjes për rreth një orë.

Mjeti është projektuar për t'u dhënë zhytësve më shumë liri nën ujë. Me të mund të argëtoheni edhe në një pishinë, por ende nuk ka dalë në shitje.

Megjithatë, shifrat fillestare flasin për një çmim prej 35 dollarë dhe ju mund të zgjidhni mes 5 ngjyrave.