Kuriozitet

Arriti në Britani të premten, vodhi të shtunën, u arrestua të dielën

Vetëm disa orë pasi mbërriti në Britaninë e Madhe iu fut vjedhjes. Dy ditët e para shkuan ashtu siç e kishte parashikuar, por dita e tretë ia prishi planet, u arrestua. Kjo është hisotria e 20-vjeçarit rumun, Leonard Valter Tudor, i cili arriti në Britani të premten, vodhi të shtunën dhe u arrestua të dielën, transmeton GSH raportimet.

Në bashkëpunim me një bashkëkombas të tij, që arriti të largohej, rumuni vodhi disa qese alumini me vlerë 508 dollarë. Leonardi u kap në flagrancë, ndërsa bashkëpunëtori i tij u arrestua më vonë.

Tudor pranoi vjedhjen ndërsa deklaroi se kishte mbërritur në Britani për të punuar, por “oferta” që i kishte bërë bashkëkombasi i tij, që nuk e njihte më parë, e shtyu ta bënte atë veprim.

Ai do të mbahet nën vëzhgim për 16 javë, pasi u mor parasysh se ai prej dy javësh ishte bërë babai i një fëmije. Gjykata, gjithashtu mori parasysh faktin se ai kishte vetëm një ditë në Britani dhe i duheshin para për t’u ushqyer.