Kuriozitet

Kitaroviq e uroi Vujanoviqin për NATO në profil të rremë të Twitterit

Descriptive Text

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq nga llogaria e saj zyrtare në rrjetin social Twitter i ka dërguar urime presidentit të Malit të Zi, Filip Vujanoviq me rastin e hyrjes në NATO.

Por këtë urim e kishte dërguar në profilin e rremë të Twitterit të Vujanoviqit.

Portali kroat Index.hr shkruan se Vujanoviq nuk ka Twitter, ashtu që Kolinda urimin e ka bërë në profilin e rremë, në të cilin publikohen porosi duke imituar fjalimet e presidentit.