Një fans e shikon 110 herë filmin “Avengers: Endgame”

Një fans e shikon 110 herë filmin “Avengers: Endgame”

12 June 2019 09:17

“Avengers: Endgame”, kapitulli i fundit i sagës “Avengers”, që nuk arriti dot të thyejë rekordin e “Avatar” për numrin e shitjeve, kishte një fans të veçantë, Agustin Alanis i cili ka vajtur në kinema 110 herë për ta parë këtë film, transmeton atsh raportimet.

“Punoja 10 orë, pastaj shikoja ‘Endgame’ dy herë çdo ditë të javës, minimumi nga gjashtë orë”, thekson Agustin Alanis duke iu përgjigjur pyetjeve që i bëhen në “Twitter”.

Dje në mbrëmje, i riu, që jeton në Florida, publikoj foton e 110, pa saktësuar nëse synon ta tejkalojë këtë limit.

Me 110 seanca, bëhet fjalë për një rekord botëror që ende nuk është miratuar zyrtarisht nga libri i rekordeve “Guinness”.

Rekordi i mëparshëm, i miratuar nga libri, ka qenë prej 103 shikimesh dhe është vendosur në shkurt 2019 nga një tjetër fans i super heronjve me filmin “Avengers: Infinity War”, kapitulli i parafundit i sagës/ AFP.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme