Kuriozitet

Zhduket “Pema e Miqësisë” e mbjellë nga Trumpi e Macroni në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë

Burime diplomatike amerikane konfirmuan për mediat se “Pema e Miqësisë” e mbjellë nga presidentët Tramp dhe Makron një vit më parë në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë, është tharë. Pema ishte zhdukur pak kohë pas mbjelljes së saj.

Mister rreth pemës zhdukur nga oborri i Shtëpisë së Bardhë. Pema u mboll nga Donald Trump dhe Emmanuel Macron dhe ishte dhuratë e presidentit francez gjatë vizitës së tij në Uashington. Pema kishte simbolikën e saj pasi vinte nga një zonë pyjore e Francës ku dy mijë marinës amerikanë kishin humbur jetën gjatë luftës së dytë botërore. Në vitin 2018 dy liderët para shumë kamerave morën në dorë nga një lopatë për të mbjellë pemën – simbol të miqësisë mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Francës.

Pranë dy presidentëve ndodheshin dhe Zonjat e para respektive. Një gjest i bukur, pamjet e të cilit bënë xhiron e botës, por që tashmë pati një epilog të trishtë. Menjëherë disa ditë pas mbjelljes pema ishte zhdukur, ndërsa ambasadori francez në Uashington shpjegonte se pema po kurohej.

Por pema nuk u rikthye më asnjëherë në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë. Dhe burime diplomatike amerikane konfirmuan për mediat se ajo ishte tharë. Kanë qenë të shumtë ata që kanë parë një simbolikë tjetër domethënëse të kësaj ngjarjeje./ABC News