Kuriozitet

Shkencëtarët vihen në kërkim të kraterit antik në Skoci

Shkencëtarët besojnë se ka ardhur koha për një shikim të plotë gjeofizik të Minch, për të parë nëse deti skocez po fsheh një krater antik të meteorit.

Ideja që një strukturë e tillë është e vendosur midis ishujve perëndimor dhe tokës së Skocisë është përmendur për herë të parë në vitin 2008.

Shkencëtarët gjetën prova në brigjet e Shkëmbinjve Skocezë në mbetjet gurore që u krijuan si pasojë e goditjes së madhe.

Tani, një ekip nga universitetet e Oksfordit dhe Aberdeenit beson se mund të përcaktojë vendin ku ka rënë objekti hapësinor, transmeton KosovaPress.

Ken Amor dhe kolegët e tij thonë se ky vend ndodhet rreth 15 deri në 20 kilometra në perëndim të verilindjes së gjirit të Enardit - pjesë e rrugës mbi Minch drejt Stornovey në Hibridet e Jashtme. Objekti dyshohet se ndodhet thellë nën shtratin e detit, shtojnë ata.

Kjo është një perspektivë intriguese, shkruan BBC. Deri më tani, dëshmitë e mbledhura sugjerojnë se kjo ndodhi rreth 1.2 miliard vjet më parë kur kontinentet dallonin nga këto të sotmet dhe jeta në planetin tonë ekzistonte pothuajse ekskluzivisht në oqeane.

Prova kryesore, e cila konfirmon këtë, është një grup gurësh të kuqërremtë në anën lindore të Minch.