Kuriozitet

6 maji ndër vite

6 maji shënon ditën e 126-të të vitit në kalendarin Gregorian. Këtë vit kjo ditë i bie ditë e shtunë.

Më poshtë do të njoftoheni me disa ngjarje të cilat bënë histori e që ndodhën në po këtë ditë por nëpër vite të ndryshme, transmeton Koha.net.

1886 - Naim Frashëri, botoi poemën-himn për natyrën shqiptare Bagëti e Bujqësi.

1910- George V u bë Mbreti i Britanisë së Madhe pas vdekjes së babait të tij Edward VII.

1916- 21 nacionalistë libanezë u ekzekutuan në Sheshin e Dëshmorëve Bejrut.

1941- Fluturimi i parë i P-47 Thundebolt.

1960- Më shumë se 20 milionë shikues shikuan në televizion martesën mbretërore të Princess Margaret me Anthony Armstrong-Jones.

1976- Tërmet në Friuli të Italisë ku mbetën të vdekur 989 njerëz.

2001- Papa Gjon Pali II u bë Papa i parë që hyri në një xhami, gjatë udhëtimit të tij në Siri.

2013- Janë gjetur të gjalla në Ohio tri gra të cilat rezultuan të zhdukura për më shumë se një dekadë.