Kuriozitet

Kënga e Dua Lipës “çmend” tifozët e Liverpoolit

Descriptive Text

Festa e tifozëve të Liverpoolit në Madrid sot kishte filluar shumë herët.

Përveç himnit të skuadrës “YNWA” dhe këngët për futbollistët e skuadrës “Të Kuqtë” janë argëtuar edhe me këngën e Dua Lipës dhe Calvin Harrisit “One Kiss”, transmeton Koha.net.

Këtë këngë se bashku me tifozët e Liverpoolit e interpretoi Chelcee Grimes.

Liverpooli do të përballet me Tottenhamin në finale të Ligës së Kampionëve.