Kuriozitet

Pasuria e gjetur në varrin e Tutankhamonit që mahniti botën

Kur egjiptologu britanik Howard Carter zbuloi varrin e Tutankhamonit në vitin 1922, nuk mund ta imagjinonte se çfarë pasurie kishte brenda. Gërmimi i varrit në Luginën e Mbretërve zgjati tetë vjet dhe u dokumentua nga fotografja Harry Burton.

Këto imazhe historike që ofrojnë një pasqyrë të pashembullt të gërmimeve janë ngjyrosur nga Dynamichrome dhe ofrojnë një spektakël edhe pas shumë vitesh, transmeton tch.

Fotografitë e Burton tregojnë disa nga pasuritë e pabesueshme që gjenden në varr, të tilla si statuja, vazo, rroba dhe instrumente muzikore, si dhe arkeologët që punojnë.

“Sapo sytë u mësuan me errësirën, brendësia e dhomës u hap gradualisht para nesh, me përzierjen e çuditshme dhe të mrekullueshme të objekteve të jashtëzakonshme dhe të bukura të grumbulluara në krye të njëri-tjetrit”, – shkroi Carter.

{gallery}