Kuriozitet

Princi Saudit në komë lëvizë për herë të parë pas 14 vitesh

Një Princ Saudit që është në komë qe 14 vite, ka lëvizur kokën për herë të parë.

E gjithë kjo është incizuar e shpërndarë në rrjetet sociale, e që është shikuar nga miliona njerëz, transmeton koha.net.

Princesha Rima bint Talal, e bija e miliarderit saudit, Princit Alwaleed bin Talal, ka postuar një video të kushëririt të saj, Princit Waleed bin Khaled, duke lëvizur kokën e tij për herë të parë në 14 vite, pasi mbeti në koma pas një aksidenti me veturë.

I njohur si ‘princi i fjetur’ në Arabinë Saudite, Princi Waleed është i biri i Princ Khaled bin Talal.