Bën detyrat e shtëpisë nën dritën e llambës në rrugë, milioneri ia ndryshon jetën 12-vjeçarit

Bën detyrat e shtëpisë nën dritën e llambës në rrugë, milioneri ia ndryshon jetën 12-vjeçarit

26 May 2019 16:15

Një milioner udhëtoi për në Peru për të ndryshuar jetën e një djali, pasi e pa duke bërë detyrat e shtëpisë në dritën e një llambe në rrugë.

Fotografia e Víctor Martín Angulo Córdoba, 12 vjeç, duke bërë detyrat e shtëpisë në rrugë u bë virale.

Ai vendosi të studionte nën dritën e llapës elektrike në trotuar pasi nuk kishte energjie elektrike në shtëpi.

Në pamundësi për të bërë detyrat në shtëpi, Córdoba ulej në një trotuar në Moche dhe mësonte aty. Historia e tij ra edhe në veshët e një filantropi në Bahrein.


Yaqoob Yusuf Ahmed Mubarak nga Bahreini premtoi se do ti rindërtonte shtëpinë duke e bërë dy kate. 31-vjeçari i riktheu energjinë elektrike në shtëpi Córdobas që të mund të mësonte.

Mubarak mori vendimin human pasi edhe vetë kishte kaluar një fëmijëri të ngjashme.

Gjithashtu i premtoi se do i jepte para djalit për të mbaruar shkollën./oranews

Komentet

Shto koment

Të ngjashme