Propozime absurde për rindërtimin e Notre Dame

Propozime absurde për rindërtimin e Notre Dame

25 May 2019 09:57

Pas zjarrit në katedralen e Notre Dame, arkitektët propozuan shumë ide për të rindërtuar atë. Projektet e publikuara në internet kanë qenë të shumta, madje edhe nga jo-profesionistë.

Kryeministri francez, Edouard Philippe, tha se ndërtimi i ri do të ketë nevojë për një vështrim “të përshtatur me teknikat dhe sfidat e kohës sonë”, transmeton tch. 

Të shumta kanë qenë kritikat nga përdoruesit e internetit por disa prej tyre nuk kanë nguruar që të botojnë projekte dhe duhet pranuar se disa prej tyre janë absurde.

1. Kupola- Ky propozim vjen nga projektuesi Juan Françisco Ronda i cili dëshiron të dërgojë një mesazh qetësie dhe paqeje duke rrethuar katedralen me një kube qelqi. Kupola do të mbështetej nga një kolonë që dilte nga katedralja.

Image

2. Kopshti Tavan-Një tjetër projekt është kopshti mbi tavan, i cili ofron pamjen e mrekullueshme të qytetit.

Image

3. Pishinë-Një arkitekt ka projektuar një pishinë gjiganti me batinë e katedrales.

Image

4. Një parking- Ky propozim është bërë nga Pascal Smet, Ministër i Infrastrukturës në Belgjikë.

Image

5. Louis Vuitton Notre Dame -Drejtori i artit i studios braziliane Entrequadra Novas Midias e imagjinonte katedralen e rindërtuar për nder të kompanisë Louis Vuitton. Motivi i Louis Vuitton shtrihet mbi çati me inicialet e guximshme në dritare.

Image

6. Maja e Artë- Disa thonë se duhet ta rindërtojnë majën siç ishte fillimisht, të tjerë thonë që duhet të hartohet një e re.

Image

7. Cirku i Notre Dame- Ky projekt është shfaqur kohët e fundit nga një burim anonim dhe tregon katedralen me një çati të një tende cirku.

Image

8. McDonald’s a në Notre Dame- Nuk është çudi që ky vizatim vjen nga një përdorues i Reddit, duke marrë parasysh sa qesharak është imazhi. Çatia e kuqe e McD dhe harqet ikonike mund të jenë një pasqyrim i asaj se si punon kapitalizmi në botën e sotme dhe si duket dominon gjithçka.

Image

Komentet

Shto koment

Të ngjashme