Kuriozitet

Marinari që lundroi mbi 83.000 km me pulën e tij

Ky është Guirec Soudée. Ai ishte vetëm 21 vjeç kur vendosi të eksploronte oqeanet me pulën e tij, Monique.

Ai na tregon për udhëtimin e tij që zgjati më shumë se 5 vjet, gjatë së cilës ai udhëtoi më shumë se 83,000 kilometra në jahtin e tij, Yvinec.

Soudée, një marinar vetëm 21-vjeç vendosi të ndërmarrë një udhëtim përreth botës me anijen e tij.

Për shoqëri zgjodhi një shok të çuditshëm, pulën e tij Monique.

Së bashku, ata vizituan Karaibet, Kanadanë, Shtetet e Bashkuara, kaluan Kepin Horn dhe u ndalën në Afrikën e Jugut. Ata madje ndaluan dhe në Grenlandë. Në total, ata udhëtuan më shumë se 83,000 km.

Soudée, tani 26 vjeç, tregon se bashkë me Moniquen kanë ndarë rreziqet dhe gëzimet e këtij udhëtimi.

Ai gjithashtu botoi ditarin e tij dhe zbuloi fotot e udhëtimit të pabesueshëm me pulën e tij./oranews