Në cepin e një vullkani aktiv, propozimi më i rrezikshëm për martesë

22 May 2019 08:59

Ngjitja në cepin e një vullkani aktiv është një kënaqësi e madhe për adhuruesit e lartësive, ndërsa propozimi për martesë në të tilla lartësi e bën situatën edhe më emocionuese.

Jarod, një i ri kanadez ra në gjunjë përpara të dashurës së tij Alison, teksa ndodheshin në shtegun e ngushtë në Mount Bromo të Indonezisë, transmeton Dita.

“Kemi vizituar shumë regjione, ndërsa kjo është hera e parë që shohim një vullkan. Këtu vendosa t’i bëj gjërat sa më interesante”, shkroi Jarod.

Ata që kanë parë videon e propozimit, kanë përgëzuar çiftin, por nga ana tjetër kanë lëshuar edhe akuza ndaj tyre, teksa thanë se propozimi në lartësi të tillë është i rrezikshëm.

Image

Komentet

Shto koment

Të ngjashme