Gratë që “bëjnë ligjin” në fshatrat e braktisur nga burrat

Gratë që “bëjnë ligjin” në fshatrat e braktisur nga burrat

19 May 2019 13:11

Shumica e territorit të stërmadh të Rusisë përbëhet nga zona rurale, por vëmendja dhe fondet e kompanive private si dhe të qeverisë përqendrohen te qytetet e mëdha.

Kjo ka detyruar shumë prej burrave të këtyre fshatrave të shkojnë nëpër qytete për të gjetur punë, duke lënë gratë pas. Kështu, raporti femra/meshkuj në këto zona ka shkuar 5 me 1.

Kjo dukuri e ka shtyrë fotografen ruse, Olia Ivanova, që të dokumentojë jetën e fshatrave të largët të Rusisë, që nga viti 2009. Atmosfera që ka zbuluar në këto zona ku femrat mbizotërojnë dhe ia dalin vetë mbanë, i ka lënë përshtypje të thella.

Gjatë këtyre viteve, Katja vuri re se shumca e punëve në fshat bëheshin nga gratë. Burrat e mbetur e shihnin si shenjë dobësie të përfshiheshin jo vetëm në punë, por edhe në festivale e aktivitete të ndryshme argëtimi që bënin gratë.

Edhe pse shoqëria në Rusi është kryesisht patriarkale, gratë në këto fshatra të largët ishin shtylla që mbanin gjithçka në këmbë. Edhe pse burrat bëjnë sikur kanë pushtet, shpesh gratë janë ato që drejtojnë familjet, paratë, dhe marrin vendimet kryesore.

Megjithatë, burrat janë të mirëpritur, pasi raporti i beqarëve është 5 nuse të lira për çdo 1 dhëndër të lirë.

“Gratë kanë në dorë ushqimin dhe mbarëvajtjen e familjes. Burrat përpiqen të bëjnë sikur e kanë ata pushtetin, por janë totalisht të varur nga gratë”, thotë fotografja Ivanova.

“Prania kaq e fortë e grave në këto zona ndodh për shkak se burrat udhëtojnë për punë ndërtimi në qytete, ose si shoferë në distanca të largëta.”, shpjegon Ivanova.

Një tjetër arsye se pse ka kaq pak burra, sipas Ivanovës, është abuzimi i tepërt me alkoolin, gjë që bën që burrat të vdesin shumë më herët se gratë.

“Njerëzit janë shumë të lidhur në këto komunitete të vogla. Askush nuk është i huaj, të gjithë përfshihen për çdo problem.”

“Kur ka festa, nxirren tavolina të përbashkëta ku ulen të gjithë për të ngrënë, për të pirë e për të festuar”.

“Gratë në këto fshatra janë të forta, të afta të bëjnë gjithçka pa ndihmën e një burri”, thotë fotografja Ivanova.

Edhe pse të forta, gratë në këto fshatra ëndërrojnë të kenë një burrë të fortë. Ato zbukurohen dhe mblidhen te qendra kulturore e fshatit, ku bëhen festa të tipit “Disko” ose veprimtari të tjera kulturore.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme