Kuriozitet

15-vjeçarja varros të gjallë foshnjën e saj të sapolindur në Tajlandë, e shpëton qeni

Një qen në Tajlandën veriore ka shpëtuar një fëmijë të sapolindur pasi u varros e gjallë.

Djali është braktisur nga nëna e tij, 15 vjeçare, për të fshehur shtatzëninë e saj nga prindërit e saj.

Qeni Ping Pong po lehte dhe gërmonte në një fushë në fshatin Ban Nong Kham.

Pronari i tij tha se vuri re këmbët e një fëmijë duke dalë nga toka ndërsa qeni gërmonte.

Menjëherë foshnja u dërgua në spital, ku mjekët e pastruan dhe pas kontrolleve mjekësore thanë se ishte i shëndetshëm.

Pronari i Ping Pongut, Usa Nisaikha, tha se qeni humbi njërën këmbë pasi u godit nga një veturë.

Nëna e të porsalindurit është akuzuar për braktisjen e foshnjës dhe vrasjen në tentativë.

Panuwat Puttakam, oficer në stacionin policor të Chum Phuang, tha për Bangkok Post se ajo është nën kujdesin e prindërve të saj dhe një psikologu.

Ndërsa raportohet se ka shprehur pendesë për veprimet e saj.

Prindërit e vajzës kanë vendosur ta rrisin fëmijën./oranews