Peshkatarët “peshkojnë” pako kokaine me vlerë miliona euro

Peshkatarët “peshkojnë” pako kokaine me vlerë miliona euro

17 May 2019 10:27

Një film flet për plazhistë që vendosin të bëhen trafikantë droge, pasi gjejnë pako kokaine me vlerë miliona dollarë. Kjo po ndodh vërtet në Filipine. Dhe nuk janë në sasi të pakta. Agjencia Filipinase Kundër Drogës ka raportuar se vetëm në shkurt të vitit 2019, deti ka nxjerrë më shumë pako kokaine se në gjithë vitin 2018.

Vetëm muajin e shkuar, peshkatarët kanë gjetur të paktën 5 milionë euro kokainë në brigjet e Barangajit Poblasion, Burgosë, të Suriago del Nortes. Kokaina ishte e mbledhur në blloqe me letër ngjitëse, dhe në total shkonte 48.5 kg.

Pakot ishin të ndara me emra makinash evropiane: Bugatti, BMË ose Audi, dhe disa prej tyre kishin edhe gjurmues satelitorë (GPS) të vendosur brenda pakove. Asnjë nuk e di me siguri se nga vijnë këto pako, por presidenti filipinas, Duterte, ka thënë se në vendin e tij kanë arritur të infiltrohen bandat e mëdha të Amerikës Latine, që nga karteli Medellin e deri te ai i Sinaloas.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme