Kuriozitet

Lugina e hënës në Argjentinë

Ischigualasto, që në përkthim do të thotë “vendi ku e vendosni hënën”, është një luginë në Argjentinë e mbushur me formacionet gjeologjike që janë krijuar nga erozioni i erës, që ka krijuar skulpturat e mahnitshme prej gurëve dhe shkëmbinjve, sikur të ishin skalitur nga mjeshtrit më të mëdhenj të artit.

Kjo luginë, sipas shkencëtarëve, dikur ka qenë zonë me tokë pjellore, ndërkaq tani, pothuajse shkretëtirë, mirëpo, ajo është aq e pasur me fosile shtazësh sa që tërheq paleontologë nga të gjitha anët e botës, transmeton KTV.

Era që fryn në këtë zonë për shekuj me radhë ka zbuluar fosile të ndryshme nga pluhuri dhe shkëmbinjtë.

Natyra e pabesueshme është unike dhe krejtësisht ndryshe nga viset tjera të Argjentinës. Kërpudha, Llamba e Aladinit… janë vetëm disa nga emrat e shkëmbinjve, të cilët janë emërtuar nga banorët lokalë.