Kuriozitet

Gara për mbledhje të simiteve

Disa garues në Hong Kong ngjiten në kullën me simite për të mbledhur ëmbëlsirën tradicionale si pjesë e festës për t’i dhënë fund festivalit Cheung Cha bun.

Festivali mbahet çdo vit në ishullin Cheung Chau dhe shënon ditëlindjen e Budës, transmeton KTV.

Kur ora shënon mesnatën, pjesëmarrësit më të guximshëm ngjiten në kullën 20 metra të gjatë dhe mbledhja e simiteve i bekon me fat familjet e garuesve.

Kampion i garës është Kwok Ka-ming që për herë të tretë mblodhi më së shumti simite derisa Kung Shan fitoi titullin në konkurrencën e femrave.

Ndërkohë mijëra banorë të Hong Kongut dhe turistë ia mësyjnë ishullit të vogël në ditën e fundit të festivalit për të parë koloritin e paradës kur fëmijët të veshur si perënditë marshojnë nëpër rrugët e ishullit.

“Festivali shfaq qytetin shumëngjyrësh dhe më pëlqen kur shoh njerëzit që vijnë edhe në këtë ditë të nxehtë”, thotë banori Rett Kao.

Ky festival shton punën edhe për bizneset lokale. Martin Kwok thotë se gjatë shtatë ditëve të festivalit ka shitur 70 mijë simite.

“Simitet po shkojnë flakë”, thotë veç të tjerash Kwok.

{gallery}