Kuriozitet

Përurohet metroja e parë në Katar

Katari përuroi të mërkurën linjën e parë të metrosë, tre vite e gjysmë përpara Kupës së Botës në futboll që emirati i pasur me burime gazi do të organizojë në 2022.

Me një vlerë prej tre miliardë euro, kontrata e shfrytëzimit dhe mirëmbajtjes së rrjetit të ri të metrosë iu besua dhjetorin e kaluar një konsorciumi, i quajtur “RKH Qitarat”.

Ai përbëhet nga ‘’RATP Dev’’ dega e RATP për projektet jashtë rajonit të Parisit dhe Keolis, e degës së transportit publik me 70% të SNCF-së në bashkëpunim me Hamad Group, një partner lokal. Dy kompanitë franceze zotërojnë së bashku 49% të kapitalit të këtij konsorciumi.

E gjithë rrjeti, i cili pritet të hapet në vitin 2020, do të përbëhet nga tre linja – E kuqe, Jeshile dhe e Artë dhe do të ketë 37 stacione.

“Linja e Kuqe” lidh stadiumin Al-Wakrah me atë të Lusail, ku do të zhvillohen ndeshjet e Botërorit 2022. Me një gjatësi rreth 40 kilometra, metroja lidh gjithashtu aeroportin ndërkombëtare ‘’Hamad’’ me qendrën e Dohës, por ky segment nuk është ende funksional./ATSH/