Kuriozitet

NYT: Thesaret e Lindjes së Mesme në shitje të kundërligjshme përmes Facebookut

Descriptive Text

Thesaret antike, që gjenden në zonat e luftës në Lindjen e Mesme, kanë dalë në shitje në Facebook, raportoi gazeta amerikane ”New York Times” duke cituar disa studiues, sipas të cilëve disa prej objekteve të çmuara për shitje përfshijnë objektet e vjedhura nga militantët e ISIS-it.

”Për momentin janë të paktën 90 grupe në Facebook të lidhura me shitjet e paligjshme të antikiteteve të Lindjes së Mesme’’, thekson Amr Al-Azm, profesor i historisë së Lindjes së Mesme në ”Shawnee State University” të Ohajos.

Ndër artikujt në shitje është edhe një bust i vjedhur në Palmira, qytet i pushtuar për një kohë të gjatë nga militantët e ISIS-it.