Kuriozitet

Me thikën e ngulur në shpinë, del nga spitali për të pirë cigare

Një pacient pothuajse i zhveshur me një thikë të ngulitur thellë në shpinë u largua nga departamenti i urgjencës – për të tymosur një cigare.

Vladimiri nga Rusia, 34 vjeç u kthye në pavijon vetëm kur mjekët e paralajmëruan se po rrezikonte jetën dhe i thanë:- “Do të vdisni?” Pas kësaj, Vladimir u kthye në dhomën e trajtimit në spitalin e qytetit rus të Kazanit, transmeton tch.

Një infermiere filmoi ‘misionin e jashtëzakonshëm’ të pacientit për cigaren, ndërsa pjesa tjetër e stafit përpiqej që ta bindte se po rrezikonte rëndë shëndetin e tij.

Thika ishte zhytur kaq thellë sa që vetëm doreza ishte e dukshme. Stafi i spitalit e zhveshi kur ai u tha se kishte ‘diçka për të bërë’ dhe pas kësaj u ngrit në këmbë dhe filloi të ecë.

Një femër infermiere dëgjohet  në video duke e pyetur:- “Vladimir, a je çmendur?”

Ndërsa ai ecën nëpër korridorin e spitalit – duke u përkulur nga dhimbja dhe në një moment  mbahet tek kangjellat – ajo e pyet: “Sa larg po shkon? Jashtë është ftohtë, Kthehu!”

Ai kthehet dhe i thotë asaj se po shkon ‘për të pirë një cigare’.  Pas kësaj, ndërhyn një mjek dhe e fut brenda për t’i hequr thikën nga shpina.  Kjo ngjarje ka ndodhur përpara disa javësh dhe videoja ka bërë xhiron e botës.

{gallery}