Kuriozitet

Miliarderi që udhëtoi në Hënë tani shet vepra arti të vlefshme, ka mbetur pa para

Yusaku Maezawa, një nga japonezët më të pasur dhe udhëtari i parë i fluturimit turistik në Hënë, shet disa vepra arti që zotëron, pasi ka mbetur pa para.

Maezawa, i cili është drejtor i dyqanit të modës në internet, Zozo, ka postuar këtë në llogarinë e tij të Twitter.

Kur përcjellësit e pyetën nëse do të thoshte se ishte para falimentimit, u përgjigj: "Po, nuk kam kurrë para, pasi gjithmonë i shpenzoj", transmeton KosovaPress.

Fotografitë që Maezawa ka në plan të shesë përmes ankandit janë me vlerë prej disa miliona, ndër to edhe vepra e Andy Warhol.

Pavarësisht nga një përgjigje e tillë, e vërteta është se nuk është as afër falimentimit, por gjendja e tij financiare është përkeqësuar, raporton Quartz , transmeton KosovaPress.

Ai ka humbur 700 milionë dollarë në vitin e kaluar dhe ra nga pozita 18 në 22 në listën e japonezëve më të pasur sipas Forbes.