Kuriozitet

Bën tatuazh fytyrën e qenit, “turpërohet” kur sheh rezultatin

Një vajzë, e cila dëshironte që përgjithmonë në lëkurë të kishte të vizatuar fytyrën e qenit të saj u pendua kur pa rezultatin e tatuazhit.

Kayla Robertson, 26-vjeçe, e ka adoptuar qenin e saj Penny para një viti dhe e do aq shumë saqë mendoi që ta bënte tatuazh.

“Shkova në Bali për një martesë, dhe doja që ta bëja tatuazhin sa isha atje. Ai e nisi skicën e fytyrës së saj në mënyrë perfekte, kështu që isha e qetë. Por pastaj filloi të bënte sytë dhe nuk po shkonte dhe aq mirë. Pashë që hunda dukej e çuditshme dhe pak e shtrembër, por nuk munda ta kuptoja mirë në atë moment sepse isha kokëposhtë”, tregoi Robertson.

Vetëm 30 minuta pasi tatuazhi kishte përfunduar, Robertson e kuptoi që hunda e qenit, ngjante si organi gjenital mashkullor dhe doli nga dyqani me shpresën se nuk do ta kuptonte njeri.

Por më vonë të njëjtin reagim patën dhe miqtë e saj.

Pasi e ndau historinë e saj në internet, 26-vjeçarja gjeti një artist tjetër tatuazhesh që e ndihmoi me rregullimin e fytyrës së qenit.

{gallery}