Kuriozitet

Zbulohen gjurmë dinozauri 200 milionë vjeçare

Descriptive Text

Kërkuesit kanë zbuluar një gjurmë të fosilizuar dinozauri që është rreth 200 milionë vjeçare, gjatë një ekspedite në Antarktidë.

“Zbulimi ishte një gjurmë në formën e dorës së një kafshe nga grupi i arkozaurëve”, tha të mërkurën Instituti Federal i Gjermanisë për Gjeoshkencat dhe Burimet Natyrore (BGR) në qytetin verior të Hanoverit.

Megjithatë, ende nuk dihet për çfarë lloji i dinozauri bëhet fjalë.

Kërkuesit e zbuluan gjurmën në janar të vitit 2016 në Heliuell Hills në veri të Viktoria Lend, por gjetjet e tyre u botuan tani në revistën “Polar Research”.

“Kocka dinozaurësh janë zbuluar më parë në veri të Viktoria Lend”, tha kryesuesi i ekspeditës Andreas Laeufer, por në veri, as edhe një dhëmb nuk është gjetur akoma.

“Ishte një gjë që nuk e prisnim”, tha ai për këtë zbulim.

Për më tepër, shkencëtarët kanë gjetur mbetje të fosilizuara të pyjeve rreth 1700 kilometra nga Poli i Jugut, transmeton ATSH.

“Kjo tregon se Antarktida nuk ka qenë kontinenti i akullt që ne njohim sot, para 200 milionë viteve”, theksoi Laeufer.