Kuriozitet

Në bregdetin francez gjenden qindra delfinë të ngordhur

Një numër rekord delfinësh të ngordhur janë gjetur në bregun e Atlantikut, pasi u kapën në rrjetat e peshkimit, tha të enjten Observatori i Pelagisit.

“Ne kemi gjetur rreth 1.200 cetace (gjitarë detarë të specieve Cetacea; balena, delfinë) të vogla përgjatë bregdetit të Gjirit të Biskajës, nga të cilat më shumë se 90 për qind ishin delfinë të zakonshme”, tha biologu Olivier Van Canneyt për AFP.

Observatori që ai punon tha se numri i delfinëve të ngordhur është shumë i madh duke nisur që nga viti 2017, transmeton TCH.

Në mes të shkurtit dhe marsit gjetja e gjitarëve të detit të ngordhur ka thyer rekord dhe kjo lidhet me rrymat e forta dhe për shkak të kushteve të presionit të ulët”, – vuri në dukje Van Canneyt, një specialist vezësh dhe zogjsh deti.

Observatori tha se rreth 85% e trupave të delfinëve që u shqyrtuan përmbanin gjurmë të kapjes aksidentale, duke vënë në dukje se pothuajse trefishi i delfinëve të ngordhur ende nuk kishin arritur në bregdet.

Ministri i Mjedisit Francois de Rugy tha në mars se do të bënte një plan për të kufizuar ngordhje të tilla “deri në fund të vitit”.

{gallery}