Kuriozitet

Prezantohen në Antalia mrekullitë e botës me 10 tonë rërë

Descriptive Text

Në Festivalin Ndërkombëtar të Skulpturave të Rërës i cili këtë vit mbahet për të 11-ën herë në Antalia të Turqisë me temën “Mrekullitë e botës dhe mitologjia” prezantohen për vizitorët mrekullitë e botës dhe heronjtë mitologjikë që janë bërë nga 20 artisë të 12 vendeve duke përdorur 10 mijë ton rërë, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i festivalit Cem Karaca në një deklaratë për gazetarin e AA-së vuri në dukje se tema për këtë vit është “Mrekullitë e botës dhe mitologjia”. Ai tha se 20 artistë nga 12 vende të botës kanë përdorur afërsisht 10 mijë ton rërë për të bërë veprat e rëndësishme si Kulla Eifel, Taxh Mahal, Tempujt Aztec, Piramida Keops, Koloseumi, Qyteti i Ndaluar si dhe skulpturat mitologjike si Ciklopi, Odini, Abu Simbel, Europa, dhe Kumiho.

Karaca ka shpjeguar se në një hapësirë prej afërsisht 8 mijë metër katrorë ndodhen mbi 150 statuja dhe duke vënë në dukje se festivalin e mbajnë hapur dimër verë ai ka theksuar se në këtë mënyrë janë ekspozita e vetme e skulpturave të rërës në ajër të hapur që vizitohet për 12 muaj.

Ai tha se ekspozita është hapur për vizitorët më 1 maj.

“Numri i vizitorëve rritet çdo vit. Na bën të lumtur fakti që ne shikojmë një rritje të madhe në numrin e vizitorëve turq. Jemi duke përjetuar lumturinë që kemi tërhequr vëmendjen e vizitorëve turq. Këtë vit presim afërsisht 150 mijë vizitorë. Një nga problemet tona më të rëndësishme në turizëm është se turizmi ka mbetur i bllokuar në trekëndëshin rërë, det dhe diell. Këto festivale kanë një rëndësi të madhe nga pikëpamja për të ofruar aktivitete që turizmi të përhapet në 12 muaj dhe ku turistët të kalojnë kohën”, tha Karaca.

Skulptura e përmendores së 15 korrikut, Ditës së Demokracisë dhe Dëshmorëve

Karaca shpjegoi se krahas skulpturave të temës kanë përgatitur edhe dy skulptura të veçanta dhe duke rikujtuar se Turqia më 15 korrik ka kaluar një natë të vështirë. “Kemi kapërcyer tentativën për grusht shteti që tentohej të bëhej në Turqi duke dhënë shumë dëshmorë. Turqia është një vend që ka vuajtur shumë nga grushtet, është një vend ku demokracia është plagosur”, tha ai.

Duke tërhequr vëmendjen se në kuadër të festivalit me qëllim informimin e komunitetit turk dhe të turistëve të huaj që vijnë në Turqi si dhe me qëllimin për të përdorur në mënyrë më efikase dhe në mënyrë më kuptimplotë veprat kulturore të artit, kanë formuar një kënd të veçantë që shpjegon tentativën për grusht shteti më 15 korrik.

“Kemi bërë një skulpturë me temë tentativën për grusht shteti, ku në skulpturë kemi punuar edhe një tank si simbol i grushtit. Kemi bërë skulpturën me të njëjtat përmasa të tankut që është përdorur në natën e grushtit. Gjithashtu mbi tank si ‘simbol i kundërvënies ndaj grushtit nga populli‘ kemi treguar një dorë me flamurin turk që e shtyp. Reagimet e para që kemi marrë janë shumë pozitive. Turistët vendas dhe të huaj e kanë pëlqyer shumë skulpturën, me të cilën synojmë të pengojmë harresën e tentativës për grusht shteti”, theksoi Karaca.

Pasi ka bërë të ditur se skulptura e dytë e veçantë është busti i themeluesit të Repubikës së Turqisë Mustafa Kemal Atatürk, drejtori i festivalit Karaca shprehu pikëpamjen e tij se “Kemi bërë bustin prej 5 metra të Ataturkut, i cili është një nga skulpturat që tërheq më shumë vëmendjen e vizitorëve të ardhur këtu. Do të jetë një përvojë e paharrueshme për ata që vijnë në Antalia dhe shikojnë Ataturkun e bërë në formën e rërës”.

{gallery}