Kuriozitet

17-vjeçarja s’merr asnjë ftesë për ballon, shoqërohet nga gjyshi

Descriptive Text

Një 17-vjeçare në Kaliforni nuk mori asnjë ftesë për ballon e fundvitit shkollor dhe ajo shoqërohet nga një person i veçantë. Edhe pse Kaylah është një vajzë e bukur, me flokë të gjatë dhe sytë e bukur ajo nuk mori asnjë ftesë. Kështu, për të mos e lënë vetëm, gjyshi 67 vjeç Alvin Hackett vendos ta shoqërojë.

Këtë na e ka treguar vetë 17-vjeçarja me anë të disa fotove të postuar në Twitter, duke publikuar edhe disa foto të tyre të veshur bukur. Postimi i vajzës së re tërhoqi vëmendjen dhe mori mbi 100 mijë pëlqime.

Për fat të keq gjyshi nuk arriti të hyjë brenda ambjenteve të ballos sepse mosha e lejuar ishte 21 vjeç, por 67-vjecari qëndroi jashtë për të bërë foto me mbesën e tij dhe shokët e saj.

“Miqtë e mi u habitën shumë nga ajo që bëri gjyshi për mua. Ishte e vështirë për mua të gjeja një shoqërues duke qenë se kam shumë pak kohë në atë shkollë. Gjithsesi ishte shumë e bukur që gjyshi më shoqëroi, është një kujtim që do ta mbaj gjithmonë me vete”,- ka thënë 17-vjeçarja/K.J.

{gallery}