Kuriozitet

Rrahje në aeroplan

Dy persona janë përfshirë në një rrahje të tmerrshme në një aeroplan të linjës ajrore “Ana” të Japonisë.

Një stjuardesë ka tentuar t’i ndajë dy burrat të cilët grushtonin njëri-tjetrin pa u ndalur.

Kjo rrahje ka ndodhur pak minuta para se aeroplani të nisej nga aeroporti i Los Angelesit.