Kuriozitet

E aksidentuara del nga koma pas 27 vjetësh

Një grua nga Emiratet e Bashkuara Arabe, e cila pati dëmtime serioze në një aksident rrugor në vitin 1991, është zgjuar pas 27 vjetëve në koma.

Munira Abdulla pësoi një dëmtim të rëndë të trurit pas një aksidenti ku makina me të cilën ajo po udhëtonte u përplas me një autobus. I biri, Omar Webair, i cili ishte vetëm 4 vjeç në atë kohë, ndodhej në sediljen e pasme të automjetit.

Tashmë në moshën 59 vjeçare, gruaja ndihet sërish si të ishte 32 vjeç, sa ishte në kohën e aksidentit/ dita.