Kuriozitet

Në Kenia zbulohet një nga gjitarët më të mëdhenj të Tokës

Foto: Shilfa

Si një luan, por shtatë herë më i madh. Dhëmbët dhe eshtrat 23 milionë-vjeçare të zbuluara në Kenia të Afrikës kanë lejuar identifikimin e një prej gjitarëve më të mëdhenj mishngrënës që ka jetuar në Tokë.

Gjitari, i quajtur “Simbakubwa Kutokaafrika”, peshonte 1.500 kilogramë dhe ishte në gjendje të sulmonte kafshë në madhësinë e elefantëve dhe hipopotamëve.

Matthew Borths nga Universiteti Duke, autor kryesor i studimit të botuar në revistën “Journal of Paleontology Vertebrate”, thotë se duke pasur parasysh dhëmbët e tij, Simbakubwa ishte i racës hiperkarnivore.

Mbetjet e kafshës, një pjesë e nofullës së poshtme duke përfshire dhe dhëmbët kaninë, një premolar dhe një molar dhe disa dhëmbë dhe eshtra të tjerë, ishin zbuluar për dhjetëra vite me radhë, por i ishin atribuuar një specieje më të vogël, hiainailuros napakensis.

Sipas studiuesve, kafsha ka ngordhur relativisht në moshë të re.

Simbakubwa ka jetuar rreth 23 milionë vjet më parë, në fillim të periudhës së Miocenit./atsh