Huqja me parashikime, 20 vjet më parë kështu pritej të dukej sot Beckhami

Huqja me parashikime, 20 vjet më parë kështu pritej të dukej sot Beckhami

22 April 2019 19:37

Një fotografi e një reviste futbolli e vitit 1998 është bërë virale për shkak të parashikimit tejet të pasaktë se si do të dukej ylli i futbollit David Beckham në vitin 2020.

Fotografia e publikuar nga “FourFourTwo” dhe e shpërndarë tani nga një llogari në Twitter tregon legjendën e futbollit me mungesë të dhëmbëve, me pak flokë e me lëkurë të plakur, shkruan “Daily-Mail”.

Image

Kjo është tejet larg me atë se si duket sot 43-vjeçari, ikonë e modës, transmeton Koha.net.

Image

Postimi ka pushtuar Twitterin për shkak të huqjes së madhe që ishte bërë atë kohë.

Në kohën kur artikulli ishte publikuar, Beckham ishte 23-vjeçar dhe kishte rol të madh në sezonin më të suksesshëm në histori të Manchester Unitedit, që e fitoi tripletën për herë të parë.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme