Edhe gorillat mësojnë të bëjnë “selfie”

Edhe gorillat mësojnë të bëjnë “selfie”

22 April 2019 17:45

Dy gorilla janë fotografuar duke pozuar të relaksuar pranë kujdestarëve që i shpëtuan kur ishin foshnje.

Imazhi është realizuar në parkun Virunga, DR Congo, ku kafshët u rritën pasi gjuetarët pa leje vranë prindërit e tyre.

Zëvendës drejtuesi i parkut tha se gorillat kishin mësuar të imitonin kujdestarët e tyre, pak më vonë pasi ishin gjetur.

Sipas tij, gorillat i mendojnë kujdestarët si prindër. Nënat e tyre u vranë në korrik të vitit 2007, kur bebet ishin vetëm dy dhe katër muajshe.

Më vonë, ata u gjetën dhe u dërguan në Senkwekwe Sanctuary në Virunga, ku ata jetuan që atëherë./oranews

Komentet

Shto koment

Të ngjashme