“Alpinistët” e xhamave të Qeverisë

“Alpinistët” e xhamave të Qeverisë

20 April 2019 12:23

Disa punëtorë janë parë duke pastruar xhamat e ndërtesës së Qeverisë, paraditen e së shtunës.

Duket se një gjë e tillë e ka shqetësuar analistin politik, Ramush Tahiri, transmeton Koha.net.

Prandaj këtë shqetësimin e ka shfaqur në një postim në Facebook, pasi është brengosur për sigurinë e tyre.

Sipas tij, një pamje e tillë tregon më shumë alpinizëm se sa siguri për ta.

Ai ka treguar se këta punëtorë janë parë duke pastruar xhamat në orën 11:00 gjatë ditës së shtunë.

“Sot ora 11 në ndërtesën e Qeverise së Kosovës, duke i pastruar xhamat. Me shume alpinizëm se sa siguri për punëtorët”, ka shkruar ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme