Mbyll vajzën në kafaz të qenve për t’iu hakmarrë ish-gruas

Mbyll vajzën në kafaz të qenve për t’iu hakmarrë ish-gruas

20 April 2019 08:20

Një baba abuziv ka mbyllur vajzën e tij brenda një kafazi metalik si shenjë hakmarrje ndaj ish bashkëshortes së tij.

Ai i ka dërguar bashkëshortes fotografitë e vajzës në kafaz.

Xu Ting e raportoi abuzimin e në familje në polici por ata ia vunë fajin stresit që kishte bashkëshorti.

“Më thanë që burrat janë të stresuar dhe gratë duhet ta marrin në konsideratë këtë gjë. Policët janë meshkuj gjithashtu dhe duan të ndihmojnë burrat e tjerë”, tha ajo. “Ai abuzonte shpesh me mua dhe sa herë telefonoja policinë më bënin kritika dhe më jepnin leksione edukimi”.

Fotografitë e fëmijës 20 muajshe brenda kafazit të qenve dhe një tjetër ku babai i ka vendosur këmbën në fytyrë janë bërë virale në mediat sociale.

Vajza ka jetuar me babain e saj Xu Qian, që pas divorcit me Xu Ting.

Autoritetet kanë nisur hetimet, pas publikimit të fotove të foshnjës së abuzuar./oranews

Komentet

Shto koment

Të ngjashme