Kuriozitet

Presioni për të qenë e bukur

“Si gra, ne shpesh shtrëngohemi ta portretizojmë veten si të bukura”, thekson Habiba Novrose, një fotografe 29- vjeçare, që po dokumenton presionin ndaj grave në Bangladesh që të duken sa më të bukura dhe sa më atraktive.

“Dhe me qëllim që të jetësojmë këtë pritje që na është vënë, shpesh detyrohemi të heqim dorë nga individualiteti, historitë dhe traumat tona”. “Andaj, shndërrohemi në njerëz anonimë dhe identitetet tona thuajse nuk ekzistojnë”, shton ajo. 

Mbulimi simbolik

Gratë në fotografitë e Habibas vijnë me ngjyra të ndezura dhe plot jetë, por fytyrat i kanë të mbuluara krejtësisht, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo është bërë me qëllim që të mbulohet ana e brendshme dhe ajo që ato përfaqësojnë si karakter. Habiba po thotë se gratë po bëjnë përpjekje të mëdha që të duken sa më të bukura. 

Habiba dëshiron të rrokë vëmendjen se si gratë nga Bangladeshi kanë bërë kompromis me veten për t’i bërë të tjerët të lumtur me pamjen e tyre.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)