Mamaja godet brutalisht vajzën 3-vjeçare pasi nuk del mirë në foto

Mamaja godet brutalisht vajzën 3-vjeçare pasi nuk del mirë në foto

11 April 2019 15:26

Një nënë është filmuar teksa godiste me shkelm vajzën e saj 3-vjeçare. Ajo është akuzuar nga opinioni publik për abuzim me fëmijët. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Hangzhou në Kinë.

E mitura po bënte një punë modelingu për veshjet e fëmijëve. Mesa duket, e ëma e vogëlushes nuk ishte e kënaqur me performancën e vajzës së saj dhe është filmuar teksa e godet. Më pas ajo ka kërkuar ndjesë publikisht. Sipas “Daily Mail”, 3-vjeçarja e njohur si Niu Niu kishte punuar gjatë gjithë ditës për të reklamuar veshjet e fëmijëve.

Vogëlushja ka punuar për rreth 6 muaj duke reklamuar veshjet për fëmijët e vegjël dhe tashmë është tepër e njohur nga dyqanet e shitjeve online. Në Kinë, një fëmijë me përvojë që reklamon veshjet mund të fitojë 9-17 Paund për çdo veshje. Zakonisht, atyre u kërkohet që të përfundojnë një xhirim brenda 4 minutash ose 15 xhirime në një orë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme