Kuriozitet

“Djalli i Tasmanisë” nuk do të ngordhë

Djajtë e Tasmanisë (Sarcophilus harrisii) nuk do të ngordhin për shkak të tumorit të fytyrës.

Kjo formë e kancerit të transmetueshëm ka ulur numrin e marsupialeve mishngrënëse, të njohur në mbarë botën edhe falë personazhit të kukullave “Tazman”.

Lajmi i mirë u raportua nga një ekip ndërkombëtar kërkimor. Shkencëtarët, të koordinuar nga profesor Konstans Wells, dolën në përfundimet e tyre pas analizimit të të dhënave demografike dhe epidemiologjike mbi djallin e Tasmanisë, të mbledhura gjatë 10 viteve të fundit.

Seleksionimi natyror ka filluar që këta ekzemplarë t’i bëjë rezistentë ndaj tumorit shkatërrues, i cili iu prek sytë, gojën dhe pothuajse të gjithë fytyrën.

Shkencëtarët thonë se kanë qenë të aftë që të shërojnë 23 djaj. Shkurtimisht, sistemi imunitar i këtyre kafshëve, që janë mishngrënësit më të mëdhenj ekzistues marsupialë, po forcohet ndaj kancerit, transmeton TCH.

Djajtë e Tasmanisë, të ashtuquajtur nga kolonistët evropianë për shkak të agresivitetit të tyre dhe britmave “demonike” që lëshojnë, e transmetonin kancerin e ashpër gjatë luftimeve me njëri-tjetrin.

Plagët nuk mund të shërohen, por shkak të një mutacioni që e kthen indin në tumor, i cili shtrihet mbi fytyrën e kafshës , duke i shkaktuar ngordhjen brenda 6-24 muajsh.

{gallery}