Fushat e mbuluara me lule në Kinë

Arlind Sermaxhaj 06 April 2019 10:52

Me ardhjen e pranverës, kopshtet me lule po bëhen popullore në pjesët më të ngrohta të Kinës, ndërsa rajoni lindor i vendit është një nga destinacionet më të frekuentuara.

Banorët në rajon po largohen nga shtëpitë për në parqe dhe fusha për të shijuar një nga muajt më të bukur të vitit.

Në qytetin Jurong të Kinës lindore, parku “Shibazakura” ofron pamjet mahnitëse të fushave të mbuluara me lule shumëngjyrëshe, transmeton KTV.

Parku prej 20 hektarësh ka më shumë se 4 milionë e 800 mijë, të cilat kanë tërhequr turma turistësh.

“Jam befasuar nga bukuria e të gjitha këtyre luleve të kuqe, që zbukurojnë kodrat dhe fushat. Kam ardhur me miqtë e mi gjatë kësaj periudhe pranvere për të shijuar lulet dhe për të bërë fotografi”, tha një turist.

Në zonën e famshme, lulet azalea lulëzojnë përgjatë lumit Xin’an, si qilim i kuq i vendosur nga natyra.

Zona piktoreske gjithashtu i habiti vizitorët.

Shumë prej tyre bënë fotografi me miqtë dhe familjet për të shënuar stinën e bukur.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme