Kuriozitet

Fluturat mund ta pengojnë ndërtimin e murit me Meksikën

Descriptive Text

I vendosur në përmbushjen e premtimit të dhënë gjatë fushatës presidenciale, për ndërtimin e murit në kufi me Meksikën, pengesat e Trump nuk janë vetëm katër muret e Kongresit.

Ndërsa zonat janë pastruar për të filluar punimet, pasi Trump shpalli gjendjen e emergjencës për të siguruar fondet e nevojshme, disa pronarë të tokave kanë ngritur padi për të ndalur punimet.

Në zonë përfshihet edhe Qendra Kombëtare e Fluturave, si edhe një sërë bimësh e gjallesash që do të preken nga punimet e ndërtimit të murit.

Marianna Trvino Wright, e cila është drejtoreshë e kësaj qendre, tregon se ajo shtrihet në 100 hektarë tokë në pjesën jugore të Teksasit, një zonë me këneta të cekëta, shkurre si edhe ofron një varietet ekosistemesh për speciet emigruese.

Ky mjedis i vogël përfshihet në debatin e zjarrtë mbi emigracionin dhe sigurinë kombëtare si edhe në çështjen nëse duhet dhe ku të ndërtohet muri i premtuar nga Donald Trump.

“Kjo është një zonë lufte. Kjo është ajo që qeveria dëshiron që ajo të duket. E gjitha është teatër. Prandaj duhet të kenë të gjithë aktorët, të gjitha kostumet dhe të gjithë përkrahjen”, deklaroi Wright.

Zona e Teksasit të Jugut është e mbushur me shumëllojshmërinë e kafshëve që dimrin e kalojnë në Meksikë dhe kthehen sërish kur moti ngrohet.

Është gjithashtu pika më e afërt gjeografikisht me SHBA-në, ku një numër në rritje familjesh kanë ikur nga varfëria dhe nga dhuna politike për të kërkuar strehim në tokën amerikane.