Kuriozitet

Fëmija i zhdukur shfaqet pas 8 vitesh, tregon atë që i kishte ndodhur

Një mister tetëvjeçar mund të ketë tashmë një pikë kthese: Timmothy Pitzen i vogël, i cili u zhduk në moshën 7 vjeçare në vitin 2011 në Illnois (Shtetet e Bashkuara), mund të jetë gjetur me të vërtetë.

Dje, një djalë 14-vjeçar u paraqit në stacionin policor Kentucky të Campbell, duke pohuar se ai ishte arratisur nga robërit e tij që e kishin mbajtur të burgosur prej vitesh, transmeton tch.

Lajmi tashmë ka bërë xhiron e botës. Sipas asaj që tregon djali, ( e cila mbetet ende për tu verifikuar), rrëmbyesit e tij janë dy body-builder. “Unë jam Timmothy Pitzen”, i tha ai policisë. Fëmija  u zhduk në maj 2011, pasi shkoi me nënën e tij në Wisconsin. Nëna kreu vetëvrasje, duke lënë edhe një shënim me pretendimin se Timmothy ishte me njerëz që e donin dhe se “nuk do ta gjenin kurrë”.

Një grua thirri policinë, duke thënë se kishte vënë re një djalë të vogël që lëvizte i shqetësuar. Kur 14-vjeçari u takua me agjentët e policisë, ai iu tha se ishte arratisur nga dy burra që e kishin mbajtur të mbyllur në “Red Roof Inn”, një motel pranë Cincinnati. Ai tha se burrat ishin body-builder dhe me tatuazhe. Policia shkoi në vendin që përcaktoi djali, por nuk gjetën gjë.

{gallery}