Kuriozitet

Kulla e Pyllit, atraksion në Danimarkë

Një kullë 45 metra e gjatë në mes të një pylli në jug-lindje të Danimarkës është hapur për publikun. Kulla e Pyllit të Aventurave që gjendet në Gisselfeld Castle Forest është gati 50 minuta larg Kopenhagës.

Vizitorëve u merr kohë 15 minuta ecje nga shtegu 650 metra i gjatë deri te kulla që është 20 metra lart mbi drunj dhe 135 metra mbi nivelin e detit.

Kulla e Pyllit tani është pika më e lartë në rajonin e Zealandit në Danimarkë dhe nga ajo mund të shihet e gjithë Suedia.

Ajo është e përbërë nga çeliku dhe druri. Kjo do të thotë se kulla duhet të jetë e qëndrueshme.

Ky lloj i çelikut nuk ka nevojë të ngjyroset ose të mirëmbahet për gati 100 vjet dhe 7 mijë e 750 drunjtë e llojit lis që krijojnë shtegun e lartë nuk kanë nevojë për mirëmbajtje dhe mund të riciklohen në pyll.

“Është e mrekullueshme të shohësh këtë strukturë në zemër të pyllit që mundëson të kalosh kohë të mirë në natyrë”, thotë Ida Rasmussen, raporton KTV.

Arkitekti i Kullës, Tue Hesselberg thotë se ideja ka qenë që njerëzve të ofrohet një ecje unike që mbyllet me pamjen e bukur në majë të kullës.

“Ideja ishte që njerëzit të kenë një ecje të veçantë. Është një shteg vertikal dhe flladiteni në majë të kullës që mundëson të keni pamje të të gjithë vendit”, thotë ai.

Për vizitorin Gary Hamilton ,ngjitja deri në majë të kullës është çorientuese, por thotë se është ndier mirë kur ka prekur drunjtë gjatë ecjes nëpër kullë.

“Është fantastike. Edhe pse është pak çuditshëm të shkosh deri në majë, në mes të rrugës mund të prekni drunjtë. Edhe pse nuk ndiheni mirë gjatë ngjitjes, maja ofron pamje të mahnitshme”, thotë Hamilton.