Kuriozitet

Burri misterioz që e shpalos shpirtin e Japonisë

Një burrë i moshës së mesme, me një xhaketë të zezë, del para meje dhe ma shtrëngon dorën me përshëndetje të ngrohtë. Fqinjët e mi në Japoni janë të prirë të tregohen formal: pak prej tyre marrin nismën që të lëshohen në muhabet.

Dhe ne po qëndronim lirshëm para galerisë së arteve në rrugën “Kitayama” në veri të Kyotos. Po ju tregoj një takim të para njëzet vjetësh, derisa një grup miqsh u takuam para se të hapej ekspozita e një miku të përbashkët, shkruan sot “Koha Ditore”. Dhe në zemër të pikturave kishte njëfarë zbrazësie negative. Sipas pikëpamjes, ishte në dorë të gjithsecilit që ta mbushte me çfarëdo që dëshironte.

Në kërkim të dashurisë

Image

Një prej bekimeve të jetës së shkrimtarit është se aq shumë njerëz kanë nga një rrëfim për t’ia treguar. Por në këtë rast më duket se është ndryshe. Ai nis rrëfimin me një anglishte të rrjedhshme. Zërin e ka të ulët.

Ai e nis rrëfimin me kujtime prej fëmijërisë. Është lindur në vitet tridhjetë në Shangai. Më vonë do të transferohej në Japoni. Në fund të viteve djaloshare, kishte rënë në dashuri me të bijën e pronarit të njërës prej kompanive më të mëdha në Japoni dhe nuk iu nda asaj deri në qytetin njujorkez... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Image