Nigerianët super të pasur porosisin pica në Londër e i marrin ato në aeroport nga British Airways

Nigerianët super të pasur porosisin pica në Londër e i marrin ato në aeroport nga British Airways

01 April 2019 16:44

Disa nigerianë të pasur janë duke porositur pica në Londër e po i marrin ato në aeroport nga fluturimet e British Airways, sipas një ministri të këtij vendi.

“A e dini zotëri, se disa nigerianë janë duke e përdorur telefonin e tyre për të importuar pica nga Londra”, thotë ministri i agrikulturës në Nigeri, Audu Ogbeh, transmeton koha.net.

“I blejnë në Londër e pastaj i marrin në mëngjes nga British Airways në aeroport. Është një situatë shumë e bezdisshme” ka shtuar ai, “e ne duhet të veprojmë shumë më shpejtë për të ndaluar disa nga këto gjëra”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme